TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2024, 15:15

“Shpresoj të jetë e vërtetë”, ish-partneri i Sarës komenton raportin e saj me Bardhin

Shkruar nga Pamfleti

“Shpresoj të jetë e vërtetë”, ish-partneri i

Ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, ka konfirmuar se nga e marta do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ai ka komentuar raportin e saj me Bardhin.

Sipas tij, Sara dhe Bardhi shkojnë si çift, por dyshon nëse marrëdhënia mes tyre është e vërtetë.

“Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”, tha ai në "Fun Club".

Këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë emocion për Sarën, pasi historia e tyre është mbyllur nëntë vite më parë.

“Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty. Ne kemi pasur përplasje edhe në televizionet e tjera dhe unë personalisht nuk jam ndjerë asnjë emocion dhe realisht është një kapitull shumë i mbyllur", u shpreh ai.

Lini një Përgjigje