TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2024, 14:26

Milaim Zeka: Ilnisa po bën këtë lojë sepse është e frustruar jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Milaim Zeka: Ilnisa po bën këtë lojë sepse është e

Sot në “Big Brother Fan Club” u diskutuan sherret e mbrëmjes së djeshme në Prime, ku ndër protagonistët ishin Ilnisa dhe Rikja.

I ftuar në studio ishte dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, i cili për Ilnisën tha se po bën një lojë të tillë, pasi po shfaq frustrimet që ka nga jashtë.

“Ilnisa po bën këtë lojë se po i tregon brenda ato frustrimet që ka jashtë. Duket që ka një jetë me turbulenca shumë të mëdha, që arrin deri në këtë pikë,” tha Zeka.

Po ashtu edhe ish-fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti, tha se i vetmi person që po bën lojën më të keqe aty është Ilnisa.

Zënkat mes Ilnisës dhe Rikes, i komentoi dhe Ina Kollçaku, e cila kritikoi gjuhën e përdorur nga dy vajzat.

“Ilnisa nuk mund të flasë për standart në një moment që flet vetë me fjalë si: ke kërcyer me gjithë rruzullin,” tha Ina.

milaim zeka ilnisa agolli frustrim

Lini një Përgjigje