TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2024, 09:14

“Ai ka frikë nga forca ime e argumentit” Romeo-Erjolës: Ajo nuk di çfarë do, ka probleme

Shkruar nga Pamfleti

“Ai ka frikë nga forca ime e argumentit” Romeo-Erjolës:

Ka nisur me debate spektakli i ‘Big Brother Vip’. Fillimisht është shfaqur klipi me lojën që Romeo dhe Lisi inskenuan gjatë javës, ku debatonin dhe përmendën dhe familjarë, për të cilën disa prej banorëve ngelën të shokuar dhe u revoltuan pasi morën vesh që ishte e gjitha një skenë e dy banorëve.

Erjola ka qenë mes tyre që e ka komentuar si lojë të pistë atë të Romeos dhe Lisit, pasi janë përdorur dhe prindërit e këtij të fundit. Ajo thotë se Romeo nuk e ka argumentuar dhe as i ka kthyer përgjigje vërejtjes së saj pasi siç thotë ajo i trembet argumentit të saj.

Erjola: Ju e keni parë shumë mirë që unë nuk ndërhyj nëpër debatet e tjerëve për protagonizëm por e kam bërë sepse jam prekur për pjesën që këta mund të përdorin, vëlla, motër, shokë shoqe, por jo një prind. Nuk dua që dikush të përdorë një prind në lojë.  Romeo ka dalë me shpatë në dorë që unë bëj lojë të drejtë dhe ka thënë që unë nuk do bëja lojë të pistë dhe ajo që bëri ai me Lisin ishte një lojë e pisët. Ai ka frikë nga forca ime e argumentit dhe dobësia e tij janë femrat

Romeo: Është e lezetshme por të rrijë tek këto gjëra. Të mos futet me quotes që i merr ‘copy paste’ nga Instagrami dhe Google. Nuk na lejon Erjola ne që Lisi të përdorë babanë e vetë. E kam parë dhe herë të tjera nëpër debate vetëm që të faktorizohen. Ajo nuk di çfarë do nga vetja, janë probleme. Nuk e merr njeri seriozisht

romeo veshaj erjola doci perplasje

Lini një Përgjigje