
Gabriele është i eliminuari nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ai ka qenë më pak i votuari nga gjithë të nominuarit e tjerë duke bërë që të lërë shtëpinë.
Ish-futbollisti ishte në televotim me Ilnisën, Fationin, Meritonin, Merin, Sarën dhe Julin. Daljen e tij nuk e priti aspak mirë Meri Shehu, e cila shpërtheu në lot për shkak të afrimitetit që kishin së bashku.
Ndërkohë sot do të ketë një tjetër eliminim. Në shtëpi ka hyrë një zarf i zi pasi ata thyen rregullat e lojës gjatë javës dhe dikush do të largohet. Ndërkohë flitet se mund të ketë dhe banorë të rinj, por mbetet të shihet.
Lini një Përgjigje