TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shkurt 2024, 17:21

Brad Pitt fiton betejën ligjore me Angelina Jolie: Merr të drejtat mbi pasurinë

Shkruar nga Pamfleti

Brad Pitt fiton betejën ligjore me Angelina Jolie: Merr të drejtat mbi

Brad Pitt ka fituar betejën ligjore me Angelina Jolie për vreshtat francezë me vlerë 500 milionë dollar.

Aktori kishte kërkuar ligjërisht kontrollin e pronës së përbashkët të ish-çiftit, “Château Miraval”.

Më herët Angelina, pjesën e saj të pasurisë ia kishte shitur biznesmenit rus Yuri Shefler dhe ishte pikërisht ky veprim i cili çoi në ndërmarrjen e hapave ligjorë nga Brad.

Çifti e kishte blerë pronën bashkë, para martesës, me përqindje në raportin 60% për Brad dhe 40% për Jolie.

Kur lidhën kurorë në vitin 2014n, Pitt i dhuroi gruas së tij edhe 10% nga prona si dhuratë dasme duke e bërë ndarjen e pronës 50 me 50.

Pas shitjes që bëri Jolie pa aprovim, Brad kërkoi kontroll të plotë mbi pronën në fjalë duke i hequr të drejtën e vendimeve të tilla ish-bashkëshortes.

brad pitt angelina jolie

Lini një Përgjigje