
Pas mbrëmjes finale të spektaklit më të ndjekur të ‘BBVK2’, u organizua një festë për të gjithë ish-konkurrentët, familjarët e tyre dhe jo vetëm.
Mirëpo siç u përfol gjerësisht në media, për shkak të dashurës së Bleros, ky i fundit ka patur një konflikt fizik me sigurimin.
Pasi ky lajm bëri bujë kudo nëpër rrjet, Blero sqaron:
‘Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke hedhur kështu poshtë pretendimet për rrahje mes tij dhe sigurimit.
Mirë ka bërë Blero që nuk është përfshirë në sherr. Në fund të fundit, siç e ka parë historia, këngëtari nuk është shumë solid në lidhje dhe shumë shpejt edhe këtë partnere do e ndërrojë.
Lini një Përgjigje