TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2024, 12:23

“Para dhe dashuri”, këto janë shenjat më me fat dhe të pafata të javës

Shkruar nga Pamfleti

“Para dhe dashuri”, këto janë shenjat më me fat dhe

Java fillon me hyrjen e Mërkurit në Ujor, duke u bërë thirrje çdo shenjë të bëjnë kujdes me komunikimin me njerëzit e tyre të afërt.

Hyrja e Mërkurit në Ujor nuk sjell probleme me komunikimin por edhe me dashurinë, disa shenja do të kenë shumë fat por disa të tjera do të vuajnë gjatë kësaj periudhe.

Yjet kanë përgatitur surpriza nga më të ëmblat te më të hidhurat për ju, zbuloni se cilat shenja do të bekohen nga yjet dhe se cilat do të vuajnë.

Shenjat më me fat

Në datën 7 të muajit, Bricjapi, Dashi, Peshorja, Gaforrja, Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, do të keni ngjarje të këndshme, mundësi dhe përfitime ekonomike. Ju pret një njohje e re për ju që jeni beqarë. Ndërsa për ju që jeni një çift do t’ia kaloni mirë. Prisni surpriza të këndshme.

Shenjat më të pafata

Ujori, Luani, Demi dhe Akrepi do të keni ulje-ngritjet në marrëdhëniet tuaja, profesionale apo familjare, duke ju bërë thirrje që të shkëputeni plotësisht dhe të gjeni një mënyrë të re komunikimi. Ajo që më së shumti dëshironi të shmangni dhe keni frikë, ka të ngjarë të ndodhë. Ndaj do të ishte mirë të mos merrni vendime të nxituara në mënyrë që të shmangni surpriza të pakëndshme. Dhe mbani mend, nëse diçka që ju dëshironi me ngulm nuk po realizohet, është më mirë që ju të tërhiqeni dhe mos të këmbëngulni pasi do të ju shkaktojë më shumë probleme.

horoskopi javor

Lini një Përgjigje