TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2024, 12:33

“Kënga e Taynës qetëson lopët e mia”, çudit fermerja në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Kënga e Taynës qetëson lopët e mia”,

Në rrjet është publikuar një video, ku thuhet se lopët e një ferme në Kosovë dëgjojnë këngët e reperes Tayna për t’u qetësuar. Kështu pohon pronarja e fermës e cila tregon se kjo muzikë i qetëson lopët.

Artistja shqiptare Tayna, e ka shkarkuar videon dhe e ka postuar në Instagram, mbi të cilën ka shkruar:

“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm në klub, në vetura, në SPA, por edhe nëpër ferma”

Tayna bëri bujë me këngën “Si Ai”, e cila mesa duket po jep efekt tjetër te lopët… e kujt i shkonte mendja?!

“Kënga e Taynës qetëson lopët e mia”,

tayna lopet

Lini një Përgjigje