TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2024, 11:37

Një ‘burrneshë’ si Dafina Zeqiri/ Këngëtarja i propozon partnerit e ulur në gjunjë

Shkruar nga Pamfleti

Një ‘burrneshë’ si Dafina Zeqiri/ Këngëtarja i

Dafina Zeqiri ka ndarë një moment shumë të veçantë në Instagram, duke postuar një foto të saj me partnerin Kreshnik Gjergji. Në këtë imazh, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunj, duke i vënë unazën partnerit, moment ky që njihet si momenti i propozimit.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotos: “Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!” duke i bërë tag partnerit të saj.

Ky postim duket se ka emocionuar ndjekësit e saj, pasi shumë prej tyre kanë komentuar me urime dhe fjalë dashurie për çiftin.

Dafina dhe Kreshniku kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së medias për marrëdhënien e tyre, dhe duket se ky moment është një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.

Kujtojmë se fundjavën e ardhshme çifti ka dhe dasmën, e cila pritet të jetë madhështore.

Një ‘burrneshë’ si Dafina Zeqiri/ Këngëtarja i

dafina zeqiri propozim

Lini një Përgjigje