TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2024, 11:18

E pyesin për familjen, Alketa Vejsiu na ‘turbullon’ mendimet

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për familjen, Alketa Vejsiu na ‘turbullon’ mendimet

“Familjen s’e kemi për famë”- kështu u shpreh moderatorja Alketa Vejsiu teksa u pyet nga ndjekësit për familjen dhe bashkëshortin e saj.

Ajo ka treguar se që në fillim ka pasur një marrëveshje me bashkëshortin, që ajo do fokusohej në shoëbiz, ndërsa ai në biznes.

“Pse nuk flet për bashkëshortin asnjë moment?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren.

“E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë. Ai biznes, unë shoëbizz, nuk i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta,” është përgjigjur Alketa, edhe pse duhet thënë që Alketa është përzierë shumë në biznes, duke patur parasysh që ka hapur aktivitetet e saj dhe madje është për t’u marrë shembull me këshillat që jep në lidhje me biznesin. Si i bie tani? Që Alketa nuk i është përmbajtur marrëveshjes?

Një pyetje tjetër që fansat i kanë shkruar moderatores ishte: Cili është çelësi i një martese afatgjatë sipas eksperiencës tuaj?

“Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër, pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë, bën për atë që ka mundësi më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjesht se ndjen dhe do, dhe kur do s’ka llogari. Unë jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë, gëzim,” ka shkruar moderatorja.

Por një përgjigja e Aleketës për pyetjen “Pse, kurrë nuk i ke nxjerrë fëmijët në tv ose në rrjete sociale?” na bëri shumë përshtypje. Pasi, moderatorja u përgjigj: “Është mënyra ime për ta mbrojtur familjen. Janë të 3 si yje dhe s’dua t’i marrin sysh!”. Besojmë se e ka patur me bashkëshortin, duke qenë se mesa dimë, Alketa ka vetëm dy fëmijë. Apo bashkëshorti ka patur ndonjë fëmijë nga një martesë e mëparshme? Se nuk besojmë se Alketa bën ‘prapësi’ që nuk i merr vesh njeri….

E pyesin për familjen, Alketa Vejsiu na ‘turbullon’ mendimet E pyesin për familjen, Alketa Vejsiu na ‘turbullon’ mendimet E pyesin për familjen, Alketa Vejsiu na ‘turbullon’ mendimet

 

alketa vejsiu familja genjeshtra

Lini një Përgjigje