TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2024, 10:18

“Më bullizuan”, Klod Dedja: 80 vjeç do e mbush shtëpinë me vajza për t’i puthur

Shkruar nga Pamfleti

“Më bullizuan”, Klod Dedja: 80 vjeç do e mbush

Klod Dedja, kurator imazhi, ka qenë pasditen e djeshme në një intervistë lidhur me jetën e tij në ‘Ftesë në 5’.

Në një rrëfim interesant, ai ka treguar momente të ndryshme që nga fëmijëria e deri në momentin që është dashuruar.

I bullizuar nga shokët e shkollës pse shallin e pionerit e zgjodhi portokalli dhe jo të kuq, por edhe nga gjithë sistemi, Klodi ka treguar se ka qenë përherë ndryshe nga të tjerët dhe kjo e ka ndihmuar.

“Kam qenë shumë i bullizuar në fëmijërinë time”, pohoi ai.

I joshur nga arti, e bukura dhe femrat, Klodi shtoi se e ardhmja është patjetër femër. Ai u shpreh se e kishte frikë plakjen, por shtoi se nëse do të shkonte 80 vjec, shtëpinë do e kishte të mbushur me vajza për t’i puthur. I vetëquajtur ‘don Zhuan’, Klodi pohoi se ishte dashuruar tanimë.

Në një nga periudhat e tij të jetës, artisti guxoi të futet në një kub akulli, duke sprovuar veten e madje duke rrezikuar atak.

Në përfundim të intervistës ai performoi edhe një poezi në studion e ‘Ftesë në 5’.

klod dedja femrat

Lini një Përgjigje