
Akili ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij nga reality show “Ferma Vip 3”, në një intervistë ekskluzive televizive, ku nuk ka fshehur zhgënjimin për eksperiencën e tij.
Ai u shpreh se pjesëmarrja në program nuk ka rezultuar ashtu siç e kishte menduar dhe se është penduar për këtë vendim.
“Po të ktheja kohën pas, do të thoja 1 mijë herë ‘jo’. Janë disa gjëra të brendshme, u preva në besë. Jam shumë i penduar që u bëra pjesë, dua ta harroj sa më shpejt”, tha ai, duke shtuar se ndryshe e kishte kuptuar lojën brenda shtëpisë dhe ndryshe e ka parë pasi ka dalë.
Dalja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa ai u përfol edhe për debate gjatë qëndrimit në program, të cilat sipas tij kanë sjellë një perceptim të gabuar për figurën e tij.
Akili theksoi se është rritur në një ambient familjar ku janë vetëm vajza dhe se nuk ka asnjë qëndrim apo gjuhë urrejtjeje ndaj femrave, duke mohuar kategorikisht akuzat që i janë adresuar gjatë spektaklit.
Ai tregoi gjithashtu se edhe nëna e tij është ndikuar nga situata, duke i thënë pas daljes: “Nuk po të njihja më”.
Lini një Përgjigje