TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Maj 2026, 14:05

Tjetër arrestim për ish-bashkëshorten e Eminem, Kim Scott dyshohet se drejtonte makinën në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër arrestim për ish-bashkëshorten e Eminem, Kim Scott

Kim Scott është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një arrestimi të ri në Michigan, lidhur me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Sipas mediave amerikane, 50-vjeçarja u ndalua nga autoritetet dhe u dërgua në burgun e Qarkut Macomb, në Mt. Clemens, vetëm tre ditë pasi ishte paraqitur në gjykatë për akuza të ngjashme.

Detektivi Joseph Feld nga Departamenti i Policisë së Chesterfield Township deklaroi për TMZ se Kim Scott dyshohet se u përplas me një automjet tjetër pranë Detroitit, ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar, ndërsa më pas ajo u lirua nga autoritetet.

Vetëm pak ditë më parë, Kim kishte pranuar fajësinë për një tjetër rast të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, si edhe për mosraportim të një aksidenti të ndodhur në muajin shkurt. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ishte përplasur me një makinë të parkuar ndërsa po shoqëronte për pazar djalin e saj adoleshent, Parker, dhe miqtë e tij.

Problemet me ligjin nuk janë të reja për ish-partneren e Eminem. Gjatë viteve të fundit, ajo është arrestuar disa herë për çështje që lidhen me abuzimin me substanca, drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të tjera të trafikut.

Kim Scott dhe Eminem u martuan për herë të parë në vitin 1999 dhe u divorcuan në 2001. Ata u ribashkuan sërish në vitin 2006, por martesa e dytë zgjati vetëm disa muaj, pasi reperi paraqiti kërkesën për divorc pak kohë më vonë.

eminem kim scott arrestim

Lini një Përgjigje