TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Maj 2026, 12:58

Hodhi të atin nga një shkëmb sepse e shkarkoi nga detyra, arrestohet djali i themeluesit të ‘Mango’-s

Shkruar nga Pamfleti
Hodhi të atin nga një shkëmb sepse e shkarkoi nga detyra,
Hodhi të atin nga një shkëmb sepse e shkarkoi nga detyra, arrestohet djali i themeluesit të ‘Mango’-s

Një kthesë e fortë ka marrë çështja e vdekjes së Isaac Andic, themeluesit të markës së njohur Mango. Mediat spanjolle raportojnë se djali i tij, Jonathan Andic, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet katalanase në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2024.

Fillimisht, vdekja e biznesmenit u konsiderua një aksident tragjik, pasi ai humbi jetën pas rënies nga një shkëmb pranë zonës së Montserratit, në Katalonjë. Megjithatë, hetimet kanë marrë një drejtim tjetër, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë tashmë mundësinë e një vrasjeje.

Sipas raportimeve, Isaac Andic ndodhej në një ecje familjare në shpellat e Montserratit kur ra nga një lartësi mbi 100 metra. Pranë tij ishte djali, Jonathan, i cili ishte edhe personi që njoftoi autoritetet për ngjarjen.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se policia ka konstatuar mospërputhje në dëshmi, si edhe elemente të dyshimta të lidhura me të dhënat nga telefoni i viktimës. Këto zhvillime çuan në rihapjen e çështjes në tetor 2025 si hetim për vrasje të mundshme.

Familja Andic kishte deklaruar më herët se besonte plotësisht në pafajësinë e Jonathanit, ndërsa gjykata ka ruajtur konfidencialitet të plotë mbi procesin hetimor. Aktualisht, Jonathan Andic, i cili mban postin e nënkryetarit të kompanisë Mango, ndodhet nën hetim zyrtar.

Nga emigrant në perandor të modës

Isaac Andic lindi në Stamboll në vitin 1953, në një familje hebraike sefardike me origjinë nga Selaniku. Në vitet ’60, familja e tij u vendos në Katalonjë, ku ai nisi të shiste këmisha në rrugët e Barcelonës.

Në vitin 1984, së bashku me vëllanë e tij Nachman, themeloi Mango-n, duke e kthyer markën në një nga kompanitë më të mëdha të modës në botë, me mbi 2,500 dyqane në 110 vende.

I njohur për profilin e ulët publik, Andic shmangte intervistat dhe daljet mediatike, ndërsa konsiderohej një nga rivalët kryesorë të Amancio Ortega, themeluesit të Zara. Sipas revistës Forbes, pasuria e tij vlerësohej rreth 4.5 miliardë dollarë.

 

mango isaac andic arrest jonathan andic

Lini një Përgjigje