Kiara Tito ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi ka marrë një sërë mesazhesh fyese në Instagram.
Përmes një InstaStory, moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania publikoi disa nga komentet denigruese që i kishin ardhur nga një profil në rrjet, duke shprehur hapur zhgënjimin për gjuhën e urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë platformat sociale.
“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…”, shkroi Kiara mbi pamjet e publikuara.
Në fotografitë e ndara prej saj shihen mesazhe ofenduese dhe komente me gjuhë denigruese, të cilat moderatorja zgjodhi t’i bëjë publike për të treguar realitetin me të cilin përballen shpesh personazhet publikë në rrjetet sociale.
Kiara Tito mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar dhe shpesh është në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, kësaj here ajo duket se ka vendosur të mos heshtë përballë ofendimeve dhe gjuhës së urrejtjes online.

Lekët kjo zonja i merr.?