TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Maj 2026, 15:35

Drake nuk 'heq dorë' nga shqiptarët/ Bluza “Bukë, djathë & domate” ndez rrjetin dhe hap diskutime të reja

Shkruar nga Pamfleti
Drake nuk 'heq dorë' nga shqiptarët/ Bluza “Bukë,
Drake nuk 'heq dorë' nga shqiptarët/ Bluza “Bukë, djathë & domate” ndez rrjetin dhe hap diskutime të reja

Drake duket se nuk ‘do t'i ndahet’ Shqipërisë dhe shqiptarëve. Artisti kanadez ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave shqiptarë dhe jo vetëm, pasi është shfaqur me një tjetër element që lidhet drejtpërdrejt me kulturën shqiptare.

Pas paraqitjes së mëhershme me një xhaketë të kuqe të zbukuruar me simbolin e shqiponjës, reperi këtë herë është fotografuar i veshur me një bluzë ku shkruhej: “Bukë, djathë & domate”, një kombinim i njohur gjerësisht si një nga vaktet tradicionale shqiptare.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar me humor dhe entuziazëm afrimitetin e artistit me elemente të kulturës shqiptare.

Shumë fansa kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo është thjesht një zgjedhje stilistike apo nëse Drake ka një interes të veçantë për kulturën shqiptare, duke qenë se nuk është hera e parë që ai shfaq simbole apo referenca të lidhura me Shqipërinë.

Edhe pse artisti nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik lidhur me këto detaje, çdo paraqitje e tij me motive shqiptare po bëhet menjëherë virale dhe po komentohet gjerësisht në internet.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi raportin e reperit me kulturën shqiptare, ndërsa fansat vazhdojnë të shpërndajnë dhe komentojnë fotot në platforma të ndryshme sociale.

 

drake bluze djathe e domate

Lini një Përgjigje