Një debat i ashpër në rrjetet sociale ka bërë bujë së fundmi, pasi gazetari Elton Tozaj ka publikuar disa shkëmbime komentesh me një profil në Instagram të quajtur “arbanaosmanimedia”, duke ngritur dyshime se pas tij mund të qëndrojë moderatorja e njohur Arbana Osmani.
Gjithçka nisi pas një komenti të bërë nga llogaria në fjalë, e cila iu drejtua gazetarit me shprehjen: “I marsh te keqen.”
Reagimi i Tozajt erdhi menjëherë dhe me tone ironike, duke lënë të kuptohet se ai beson se po komunikon drejtpërdrejt me moderatoren.
“Po zemër, më pëlqen që flet për veten në vetën e tretë”, iu kundërpërgjigj ai.
Situata u tensionua më tej kur nga i njëjti profil erdhi një koment me gjuhë kërcënuese: “Ruhu se po të rrahin atë bëj, leje zemrën e mëlçinë.”
Ndaj këtij mesazhi, gazetari reagoi shkurt: “Të fala veshkës.”
Më pas, Elton Tozaj publikoi në profilin e tij pamje të gjithë bisedës, duke shtuar edhe një mbishkrim provokues: “Ti qenke mi? Vetë ti medemek me adresë fallco?”
Për të mbështetur dyshimet e tij, ai ndau edhe disa mesazhe private nga ndjekës të ndryshëm, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtën llogari.
Në screenshot-et e publikuara shfaqeshin komente si: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adresë më pati shkrujt mu”, si dhe “Ishte vetë ajo”.
Deri në këto momente, Arbana Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me pretendimet apo debatet që po qarkullojnë në rrjet.

Lini një Përgjigje