TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Maj 2026, 13:22

Olsi Bylyku përjeton momente paniku gjatë fluturimit: Rrufeja goditi avionin, ishte horror

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Bylyku përjeton momente paniku gjatë fluturimit: Rrufeja goditi

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një përvojë të frikshme që ka kaluar gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos.

Përmes një postimi në InstaStory, ai tregoi se avioni është goditur nga rrufeja menjëherë pas nisjes, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe ekuipazhit.

“Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që m’ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë-Milano”, shkroi Olsi.

Ai shtoi se situata ishte shumë më e rëndë sesa mund të duket nga jashtë, duke theksuar se vetëm personat që ndodheshin në avion mund ta kuptonin frikën e atyre momenteve.

“Pasagjerët që e përjetuan sot, e kuptojnë për çfarë e kam fjalën”, u shpreh ai.

Megjithatë, artisti e mbylli reagimin me nota humori, duke falënderuar Zotin që gjithçka përfundoi pa pasoja.

“God is GOOD! Kush ka rrugë me makinë nesër nga Milano në Tiranë të ma boji i DM”, ironizoi ai, duke lënë të kuptohet se për momentin ka humbur dëshirën për të udhëtuar me avion.

Olsi Bylyku përjeton momente paniku gjatë fluturimit: Rrufeja goditi

 

olsi bylyku panik avion

Lini një Përgjigje