Influencerja e njohur Sara Hoxha ka ndarë një episod të vështirë dhe shqetësues nga jeta e saj personale.
Gjatë një interviste në "X Media", Sara ka rrëfyer një rast përndjekjeje që e bëri të ndihej e pasigurt.
Ajo tregoi se një person e ndiqte vazhdimisht dhe arrinte të mësonte vendndodhjen e saj përmes postimeve që publikonte në rrjetet sociale. “Më ndiqte kudo”, rrëfeu Sara.
Sipas saj, përndjekësi shfaqej në vendet ku ajo ndodhej dhe madje pyeste njerëzit përreth për të, duke krijuar një situatë të frikshme dhe të pakëndshme.
Për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm dhe cenimit të privatësisë, Sara vendosi ta denonconte rastin në polici. Ajo theksoi se pas ndërhyrjes së autoriteteve, situata u qetësua dhe nuk pati më probleme me personin në fjalë.
Lini një Përgjigje