Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë performancës së Gjestit në një club në Tiranë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga publiku dhe duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Teksa artisti po interpretonte një nga këngët e tij para një publiku entuziast, mikrofoni i ka ‘fluturuar’ nga dora dhe ka përfunduar mes turmës së fansave pranë skenës.
Situata krijoi konfuzion për disa çaste, ndërsa performanca u ndërpre përkohësisht.
Në videot që po qarkullojnë online, Gjesti shihet duke vendosur duart në kokë në shenjë habie, ndërsa më pas afrohet drejt publikut për të rimarrë mikrofonin dhe për të rikthyer normalitetin në skenë.
Pas pak minutash, performanca vijoi pa probleme dhe mbrëmja vazhdoi nën ritmet e muzikës dhe atmosferës festive.
Në ambient të pranishëm ishin edhe Selin Bollati dhe DJ Gimbo, të cilët janë parë pranë skenës gjatë performancës së artistit.
Pamjet e incidentit kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë komentuar situatën me humor, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar reagimin e qetë të artistit përballë momentit të sikletshëm.
Lini një Përgjigje