
Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, ka bërë deklarata të forta lidhur me jetën e Michael Jackson, duke pretenduar se artisti legjendar ka qenë viktimë e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë.
Në një intervistë për “New York Post”, Mark u shpreh se përvojat traumatike që Jackson mund të ketë kaluar në moshë të vogël kanë ndikuar më vonë në mënyrën se si ai i perceptonte marrëdhëniet me fëmijët.
Sipas producentit, këngëtari nuk e konsideronte veten si një person abuziv, pasi sjellje të tilla, sipas tij, mund të ishin normalizuar në mendësinë e artistit për shkak të traumave të hershme.
“Michael Jackson nuk e shihte veten si dikë që po kryente abuzim”, pretendoi Mark gjatë intervistës.
Michael Jackson ka qenë për vite me radhë në qendër të polemikave dhe akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve, akuza të cilat ai i mohoi vazhdimisht sa ishte gjallë.
Në vitin 2005, artisti u shpall i pafajshëm nga gjykata pas një procesi gjyqësor shumë të ndjekur mediatikisht, ku shumë prej dëshmitarëve treguan se përkundrazi, Jackson i kishte mbrojtur.
Lini një Përgjigje