
Një foto është bërë menjëherë virale dhe ka ‘thyer rrjetin’ ditët e fundit.
I shpërndarë në “LinkedIn” nga Torrey Leonard, bashkëthemelues dhe CEO i startupit “Thoughtly”, tregon bashkëthemeluesin e tij Casey Mackrell duke punuar në laptop gjatë dasmës së tij.
Leonard shpjegoi rrethanat, duke vënë në dukje se kompania kohët e fundit kishte siguruar një klient të ri, me një afat kohor prej dy javësh për nisjen e një projekti dhe dasma e Mackrell ndodhi në të njëjtën kohë.
Që atëherë, ai ka grumbulluar disa reagime dhe komente, ku shumica janë negative, të llojit: Kush kujton se është?!
“Urime Casey dhe tani shko merr disa pushime”, ishte komenti i ortakut të tij.

Lini një Përgjigje