TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shkurt 2025, 21:41

Zgjedhjet në Kosovë, Milo: Kurti fiton rreth 40% të votave

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, Milo: Kurti fiton rreth 40% të votave

Historiani Paskal Milo ka komentuar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë në 9 shkurt, madje duke bërë edhe një parashikim mbi rezultatin.

Milo, i pranishëm në emisionin ‘Log.’ theksoi se Vetëvendosje parashikohet që të fitojë zgjedhjet me rreth 40 përqind të votave. Ai shtoi se VV do ta ketë të vështirë të gjejë një partner për koalicion.

Nga të dhënat që kanë dalë, del se nuk do kemi një qeveri stabël. Vetëvendosje parashikohet që të fitojë rreth 40 përqind të votave. Parashikohet që LDK dhe PDK të kenë rritje në numra dhe në përqindje.

Vetëvendosje mund të mos jetë në gjendje të plotësojë numrat për të pasur një qeveri dhe mund të mos gjejë partner në koalicion. Vetëvendosje do ta ketë të vështirë të bëjë koalicion”, tha Milo.

Lini një Përgjigje