TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shkurt 2025, 21:00

Grenell sulm frontal Kurtit, Osmani shfaqet në Uashington: Të thellojmë raportet me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Grenell sulm frontal Kurtit, Osmani shfaqet në Uashington: Të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kongresistin republikan Mike Lawler, gjatë pjesëmarrjes në forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C.

Ndërkohë që kritikat e Grenell kanë qenë jo të pakta gjatë ditëve të fundit ndaj qeverisë së Kosovës, Osmani është shprehur që mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

Vlerësimin e saj ndaj SHBA-së, presidentja Osmani e shprehu në rrjetet sociale bashkëngjitur me foto nga eventi.

Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi  nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lini një Përgjigje