
Dervish Maliqi dhe Esat Muqolli të arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë, në pjesën e Serbisë janë lënë sot të lirë.
Lajmin e ka konfirmuar familjari i tyre, Labinot Maliqi.
Ai tha se ata akuzoheshin që në vitin 2020 e kanë goditur një kontejnerë të mbeturinave.
“I kanë liru sot. Ata akuzoheshin se kinse në vitin 2020 e kanë rrok një kontejnerë të bërllokut”, tha ai.
Maliqi tregoi se aktualisht janë duke u kthyer për në Kosovë bashkë me vëllanë dhe dhëndrin dhe se të dy janë shumë mirë me shëndet.
Dy qytetarët u arrestuan të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.
Lini një Përgjigje