
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në një takim ambasadorët e shteteve të QUINT, për të diskutuar mbi përplasjet me Kosovën.
Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se u ka kërkuar atyre që të pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan.
“Kam folur me përfaqësuesit e BE-së dhe QUINT-it, i kam kërkuar që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë dhe ta pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan”, shkruhet ai në Instagram.
Duhet theksuar se tensionet janë rritur ndjeshëm pas ngjarjes dje, ku 3 efektivë të policisë së Kosovës u rrëmbyen nga xhandarmëria serbe. Kosova pretendon se ata u futën në territorin e saj, ndërsa Beogradi shprehet se ata kishin kaluar kufirin. Bie në sy se ndërkombëtarët këtë herë kanë vendosur të heshtin.
Lini një Përgjigje