TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 09:09

Zveçla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni aktin kriminal të Serbisë, 3 policët u rrëmbyen nga forcat 'Kobra' brenda kufirit tonë!

Shkruar nga Pamfleti
Zveçla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni aktin kriminal
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla bëri thirrje që ndërkombëtarët të dënojnë rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe ditën e djeshme. Ai tha se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës.

Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë oragnizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur konttrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt kriminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”- tha Zveçla.

Kujtojmë që ditën e djeshme, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në Leposaviç. Autoritetet kosovare njoftuan se ky rast ndodhi në brendësi të territorit të Kosovës.

zveçla tensionet ne veri

Lini një Përgjigje