TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 07:40

Ashpërsohen tensionet pas rrëmbimit të tre policëve, Kosova mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Ashpërsohen tensionet pas rrëmbimit të tre policëve, Kosova

Mëngjesin e sotëm do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, forcat serbe kryen një “rrëmbim klasik” ndaj oficerëve të policisë në Leposaviç, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.

Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë. Mbledhja parashikohej të fillonte në orën 07:00.

kosova keshilli i sigurimit tensione

Lini një Përgjigje