TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 22:49

Mimoza Kusari-Lila i përgjigjet me foto Ramës: Jeni mjaft i zëshëm për të fajësuar Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Mimoza Kusari-Lila i përgjigjet me foto Ramës: Jeni mjaft i

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha tha se po pret hetimin e KFOR-it për arrestimin e tre policëve në veri nga Serbia.

Kusari-Lila, ka publikuar në Tëitter hartën e Kosovës, teksa shihet vendi ku janë ndaluar policët, brenda territorit. Po ashtu ajo i ka treguar dhe vendin Ramës.

“I nderuar kryeministër Edi Rama, ju ishit mjaft të zëshëm në marrjen e një qëndrimi në lidhje me atë që besoni se ishte “faji i Kosovës”. Për të sqaruar ky është pozicioni i Kosovës ku u rrëmbyen policia kufitare. Ndoshta burimi policor nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ju, prandaj prisni “hetimin e KFOR-it””, shkroi Kusari-Lila.

kusari lila rama

Lini një Përgjigje