TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 21:44

Zyrtarja e BE “shpërthen” ndaj Borrell: Përkëdhel Serbinë dhe sanksionon Kosovën, jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarja e BE “shpërthen” ndaj Borrell: Përkëdhel

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qasjen e tij ndaj Kosovës.

Schneeberger, përmes një postimi në Twitter, ka akuzuar Borrellin se po e përkëdhel Serbinë derisa, e cila po kryen krime jashtë territorit të saj, duke iu referuar rrëmbimit të sotëm të tre policëve të Kosovës.

Zoti, Josep Borrel, ju dëshironi ta sanksiononi një shtet nga i cili janë rrëmbyer tre policë nga forcat e Serbisë, por këtë të fundit e përkëdhel ndonëse kryen krime jashtë territorit të saj”, ka thënë zyrtarja e BE-së.

Më tej ajo ka kërkuar dorëheqjen e tij sa më parë. “Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët”, ka shkruar Schneeberger.

serbia be borrel

Lini një Përgjigje