
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Kësaj radhe me anë të një postimi të bërë në gjuhen angleze në rrjetin social “Twitter”, Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të efektivëve dhe shtoi se komiteti ndërkombëtar duhet të denoncojë këto akte.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, shkruan Kurti.
Three Kosova Police officers were abducted today by Serbian Armed Forces within Kosova's borders. Both the incursion of the forces & the abduction are open acts of int'l aggression. We call for the officers' immediate release, and for the int'l community to denounce these acts.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 14, 2023
Lini një Përgjigje