TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 19:13

Rrëmbimi i 3 policëve, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë për vetëpërmbajtje: Çdo veprim tjetër mund të përshkallëzojë situatën

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbimi i 3 policëve, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe. Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Në një reagim për Gazetën Express, ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

be kosova serbia

Lini një Përgjigje