TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 20:04

“Kurti do luftë me patjetër”, Vuçiç flet për rrëmbimin e 3 policëve: Duan të na provokojnë, efektivët ishin në territorin tonë

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti do luftë me patjetër”, Vuçiç flet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste televizive është shprehur se 3 policët kosovarë janë kapur në territorin serb, teksa shtoi se trupat serbe nuk e kanë kaluar vijën administrative.

Ai tha më tej se ndodhet në një udhëkryq nëse do të vazhdojë të ketë paqe apo jo, pasi sipas tij Kurti dëshiron të provokojë luftë dhe konflikt me çdo kusht.

Forcat speciale të Kurtit janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në strehën Orahovë – Gnjilicë. Garantoj se asnjë ushtar i ushtrisë serbe dhe asnjë polic nuk ka hyrë në vijën administrative. Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën e Tresavës - Batnik pa miratimin e KFOR-it. Kemi dëshmi dhe biseda të regjistruara, video dhe audio biseda që e dinë se KFOR-i nuk ka qenë i informuar për këtë. Jemi në udhëkryq nëse do të vazhdojmë të kemi paqe apo jo. Aljbin Kurti dëshiron të provokojë luftë, dëshiron konflikt me çdo kusht”, tha Vuçiç.

Ai foli gjithashtu edhe për vendimin e Prishtinës për ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë e Metohi. Vuçiç tha se Kurti nuk mund ta bëjë diçka të tillë sipas rregulloreve që ekzistojnë sot. Sipas tij me këtë veprim Kurti, do të vdesë urie njerëzit në veri të Kosovës.

Ai nuk mund të ndalojë importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot. Ata nuk lejohen ta bëjnë këtë sipas CEFTA-s. Ata duan t'i ngordhin njerëzit në veri të Kosovës, t'i lënë pa bukë, qumësht dhe gjithçka tjetër. Këta njerëz shumicën e brumërave i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e Prishtinës për t'i dëbuar përgjithmonë serbët nga Kosova dhe Metohia”, tha ai.

 

 

aleksandar vuçiç efektivët kosova

Lini një Përgjigje