
KFOR ka reaguar lidhur me rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Në një komunikim për mediat ata janë shprehur se ndodhen në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione lidhur me rastin. Ata shtuan se KFOR-i ka nuk është i përfshirë në ngjarjen e sotme.
“KFOR nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe aktualisht është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacion zyrtar mbi atë çfarë ka ndodhur”, bën me dije KFOR.
Kujtojmë se edhe pse ka që nga mesdita e sotme që ka ndodhur rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagimet nga ana e ndërkombëtarëve kanë qenë pothuajse zero. Ndërkohë në rastet që është reaguar përgjigja e tyre ka qenë të ruhet qetësia dhe po presim të marrim informacion, një qasje kjo komplet ndryshe ndaj Serbisë, lidhur me presionin që po i bëhet Kosovës.
Lini një Përgjigje