TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 09:16

Kurti nxjerr hartën, tregon vendin ku u rrëmbyen policët e Kosovës: Pse nuk reagon KFOR-i?

Shkruar nga Pamfleti

Kurti nxjerr hartën, tregon vendin ku u rrëmbyen policët e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti e quan rastin agresion ndaj Kosovës dhe hakmarrje ndaj policisë e cila po lufton krimin në veri.

Ai i bëri thirrje aktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë. Kurti u shpreh se “është e çuditshme heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”. Po ashtu kryeministri tregoi publikisht hartën e vendit që u rrëmbyen policët dhe tha se qartazi i përket territorit të Kosovës. 

Ajo që më habitë se pse nuk del KFOR-i me sqarim që ishte në vend te ngjarjes.  Ky vend qartazi është në Republikës së Kosovës. Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura, njësia speciale antiterroriste e Serbisë dhe njësia speciale ushtarake me të cilat duhet të merret KFOR-i. Janë gjetur gjurmë, pranga të plastikës, çizme të huaja që shkojnë në drejtim të Serbisë”-tha Albin Kurti në konferencë.

kfor-i policia e kosoves rrembimi i efektiveve albin kurti

Lini një Përgjigje