TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 14:59

Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, reagon Osmani: Dëmi më i madh që mund tu bëhet institucioneve

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, reagon Osmani: Dëmi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të pozitës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Osmani shkruan se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik. Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shkruan presidentja Osmani.

osmani kuvend perplasje

Lini një Përgjigje