TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 14:22

Dhuna ndaj Kurtit në Kuvend, Vetëvendosja: Sulmuan me grushte si një bandë rrugaçësh

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Kurtit në Kuvend, Vetëvendosja: Sulmuan me grushte si

Partia Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar pas incidentit që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti është goditur nga deputetët e PDK-së teksa po fliste për situatën në veri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar dhunën e shkaktuar sot në parlament, duke i cilësuar deputetët e PDK-së, si një bandë rrugaçësh, të cilët sulmuan kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

“Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalin në sjelljen e rendit dhe kushtetutshmërisë në Republikë. Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht. Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”, ka shkruar Partia Lëvizja Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar sulmin si një veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë.

“Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë. Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen”, ka shkuar partia e Albin Kurtit.

levizja vetevendosje dhune kurti kuvend

Lini një Përgjigje