TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 12:28

Sherri me grushte brenda seancës plenare, policia rrethon Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me grushte brenda seancës plenare, policia rrethon Kuvendin e

Pas incidentit të ndodhur në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurtit u godit me grushta, jashtë sallës të Kuvendit është shtuar prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, edhe te shkallët që çojnë në sallën e kuvendit, është pozicionuar sigurimi i kuvendit, të cilët nuk lejojnë lëvizjen.

Disa minuta më parë, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thirri policinë brenda sallës së parlamentit.

sherr kosove kuvend

Lini një Përgjigje