
Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka pasur një përleshje fizike. Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në foltore. Kurti është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa teksa po fliste për situatën në veri të vendit.

Fillimisht ndaj kryeministrit është hedhur ujë dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Menjëherë aty ka ndërhyrë ministri i Dinancave, Hekuran Murati. Pas kësaj nis me menjëherë konfrontimi fizik. Kurti ruajti qetësinë duke mos reaguar,

Siç duket edhe nga pamjet është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së Kuvendit të Kosovës për të bërë të mundur qetësimin e situatës. Ndërkohë seanca është ndërprerë.
Kryeministri Albin Kurti sulmohet fizikisht nga kriminelet e opozites pic.twitter.com/eUJ5H7p0Zv
— ???????? (@KryeministriRKS) July 13, 2023
Lini një Përgjigje