TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 07:26

Marrëveshja me BE, Albin Kurti tërheq 25 për qind të Policisë së Kosovës nga komunat në veri

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja me BE, Albin Kurti tërheq 25 për qind të

25 për qind e Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Ditën e sotme ka nisur tërheqja e një pjese të policëve nga objektet komunale në Veri, bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit dhe Miroslav Lajçak në Bratisllavë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.

”Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, ka thënë Elshani.

Marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë Bashkimit Evropian. Reduktimi i policëve është pjesë e planit katër-pikësh të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri.

Kujtojmë se ka pothuajse më shumë se një muaj që në Veri të Kosovës ka pasur tensione, pasi serbët lokalë që në raste protestonin dhunshëm kundërshtonin kryetarët shqiptarë në komunat veriore dhe policët e Kosovës për rreth.

Pas këtij ekzekutimi, hapi i dytë është monitorimi i situatës nga Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, çka do të pasojë me reduktim edhe të mëtejmë të policisë dhe më pas mbajtja e parakohshme zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Hapi i fundit është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Ankesit të saj.

kosove tensione polici

Lini një Përgjigje