TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Korrik 2023, 19:36

“Turpi ka emër”, Daut Haradinaj reagon pas përgjimit të Kusari-Lilës

Shkruar nga Pamfleti

“Turpi ka emër”, Daut Haradinaj reagon pas përgjimit

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi dolën disa audio-incizime tjera ku shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila gjatë një bisede me Slavko Simiçin përmend edhe Ramush Haradinajn.

Haradinaj i ka quajtur të turpshme këto biseda duke thënë se u përdhosen veteranët.

“Turpi ka emër”, shkroi Haradinaj.

Pas tij ka reaguar edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Njeri që përdhos veteranët tek partia që asnjëherë nuk mohoi dhe dënoi vrasjen e 12 mijë shqiptarëve e i dhunuan 20 mijë gra”, shkruan ai.

Xhemaili thotë se Kusari-Lila ishte shtirur kinse po i mbron nënat gjakovare nga Jabllanoviçi, derisa sipas tij kjo del se “është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiçit”.

“Kjo seksere kronike që çirrej në Gjakovë kinse i mbron nënat e të zhdukurve nga Jabllanoviçi i Listës Serbe, sot shihet se është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit. Dmth kjo seksere kronike paska qenë gjithmonë në koordinim me Listën Serbe vetëm se në vend të Jabllanoviçit paska preferuar Radojçiqin e Simiçin”, ka shkruar ai.

 

haradinaj

Lini një Përgjigje