TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Korrik 2023, 19:30

Shtensionimi i situatës në Veri, Borrell pas ‘tërheqjes’ së Kurtit: Pres hapa të tjerë pozitivë nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Shtensionimi i situatës në Veri, Borrell pas

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur marrëveshjen mes bllokut evropian dhe Kosovës për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Borrell tha se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë pozitiv drejtë normalizimit të marrëdhënieve.

E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët”, shkroi Borrell në Twitter.

Kujtojmë se më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja arritën dakordsinë për hapat e parë drejt shtensionimit, megjithatë, ato u bën publike një ditë më pas.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja. Kosova edhe më herët nuk është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – por zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar që ato të përgatiten në mënyrë që të mos ketë bojkot.

kurti borrell kosova

Lini një Përgjigje