TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 14:01

​Kuvendi ndërpret seancën pas dhunës, Konjufca: Sulmi fizik është i papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

​Kuvendi ndërpret seancën pas dhunës, Konjufca: Sulmi fizik

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë prej dy orësh, pas sulmit fizik që u zhvillua në sallën plenare ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës goditën kryeministrin Albin Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ajo çfarë ndodhi në Kuvend është e papranueshme dhe se organet e drejtësisë duhet të trajtojnë sipas legjislacionit këtë nëse ka pasur sulm fizik në Kuvend.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme. Përdorimi i dhunës në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm dhe dënueshëm prej të gjithë neve. Prandaj konsideroj se për shkak kë kësaj rrëmuje që është krijuar qëllimshëm, përgjegjësia e organeve të rendit nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës ajo do të trajtohet prej ligjit.

Ajo është pjesë tjetër që nuk na takon neve, por ajo ka ndodh vetëm brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe gjithçka çka ndodh shqyrtohet me profesionalizëm prej anës së njerëzve përgjegjës”, tha Konjufca.

Kujtojmë se sherri në Kuvend ka nisur gjatë kohës që ishte duke folur kryeministri Albin Kurti. Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ajo që i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”. Ajo fotografi është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar pë të lagur me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin. Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në sherr.

konjufca kuvend sherr

Lini një Përgjigje