TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 13:52

Sulmoi fizikisht Kurtin në Kuvend, reagon Lushtaku: Ishte kundër Radojçiçit!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmoi fizikisht Kurtin në Kuvend, reagon Lushtaku: Ishte kundër
Sherri në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar për herë të parë pasi sulmoi kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lushtaku shprehet se reagimi i tij ishte “kundër Radojçiçit dhe argatëve të tij”.

Më herët, Lushtaku ka spërkatur me ujë Kurtin, teksa pas tij ka shpërthyer dhuna në sallë, ku deputetët e PDK janë sulur të jgithë drejt foltores ku ishte Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është goditur nga deputetët e PDK-së në parlamentin e Kosovës teksa po fliste për sitiatën në veri të vendit. Dy deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa kanë hedhur fillimisht ujë ndaj Kurtit dhe Bislimit dhe më pas përplasja ka agravuar në dhunë fizike.

Kryeministri i Kosovës, Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin "rrenc".

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një parullë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty. Pastaj, situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar përleshjet por sidoqoftë pamjet tregojnë kaos në parlamentin e Kosovës.

Lini një Përgjigje