TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 14:59

Sherri në Kuvendin e Kosovës, Lushtaku paralajmëron padi ndaj Bislimit, Muratit e Haxhiut: Sulmi u koordinua nga qeveria!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Kuvendin e Kosovës, Lushtaku paralajmëron padi ndaj
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka paralajmëruar se do të padisë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin të cilët u përfshinë në përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë për mediat ai tha se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria.

Aksionet tona nuk ishin provokime për shtetin e Kosovës, demokracinë, por për ata që kanë lidhje me Serbinë dhe Radojçiçin. Nuk ishte vetëm një shishe, ishte sulm i koordinuar. Ata kanë qenë të gatshëm të veprojnë në çdo formë dhe të na nënçmojnë si aksion politik. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zv.kryeministër aksioni politik, ata duhet të reagojnë në foltore”, ka thënë Lushtaku në konferencë për media.

Deputetja tjetër e PDK-së, Eliza Hoxha është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka sulmuar deputetin Lushtaku. Hoxha ka thënë se Lushtaku nuk e ka gjuajtur me armë e as gazllotsjellës, por sipas saj vetëm e freskoi pak në mes të situatës së tensionuar.

Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”, ka thënë ajo. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve.Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

mergim lushtaku sherri në kuvendin e kosovës

Lini një Përgjigje