TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 14:35

Përplasjet fizike në Kuvend, LDK: Një tjetër ditë e rëndë në historinë e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet fizike në Kuvend, LDK:  Një tjetër ditë e

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës. LDK shprehet se sot ishte një tjetër ditë e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.

“Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë, as në të shkuarën dhe as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës. Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj”, shkruan LDK në Facebook.

dhune kuvend ldk

Lini një Përgjigje