TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 09:31

Përplajest në veri të Kosovës, Vuçiç takim urgjent me ambasadorët e QUINT-it

Shkruar nga Pamfleti
Përplajest në veri të Kosovës, Vuçiç takim
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd këtë të martë.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç dhe Gjenerali i Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviç. Mediat serbe deri më tani nuk raportojnë se çfarë është biseduar mes tyre.

Kujtojmë që tek vendet e QUINT-it bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti serb akuzoi Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës se synon të shkaktojë konflikt për të krijuar një konflikt me serbëve dhe NATO-s dhe për të çuar në gjakderdhje të gjithë rajonin.

Ai fajësoi Kurtin për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.

Serbët e veriut të Kosovës duket se nuk do të heqin dorë nga kundërshtia ndaj kryetarëve të rinj të zgjedhur në 4 komunat veriore, në një proces që u bojkotua nga pala serbe.

Qindra serbë janë grumbulluar sërish në sheshet përpara godinave të komunave, aty ku një ditë më parë pati dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të KFOR, ku të paktën 25 prej tyre mbetën të lënduar.

Në Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, e marta shënon ditën e tretë të protestave që duket se nuk do të ndalen pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci deklaroi në orët e para të mëngjesit se do të shkojë në zyrë për të vijuar punën e tij, i ndihmuar dhe nga trupat e KFOR.

Një ditë më parë ambasadat e vendeve të Quintit dolën me një deklaratë të përbashkët, ku shpreheshin se duhet ndalur dhuna, teksa si zgjidhje gjetën dhe mundësinë që kryetarët e rinj të komunave të mos e kryenin përditë punën e tyre në këto godina.

 

vuçiç përplajest në veri të kosovës

Lini një Përgjigje