TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 08:27

Përplasjet në veri, senatori amerikan: SHBA duhet të jetë në anën e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në veri, senatori amerikan: SHBA duhet të jetë
Senatori amerikan, Ritchie Torres

Senatori amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe plagosjes së 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit serbë.

Torres shprehet në Twitter se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që ngre pyetjen pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën", shkruan ai.

Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjesëtarë të ushtrisë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes së tyre me protestuesit në komunën e Zveçanit.

 

senatori amerikan ritchie torres përplasjet në veri shba kosova

Lini një Përgjigje