TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 07:40

BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndaloni menjëherë tensionet, dhuna nuk është zgjidhje!

Shkruar nga Pamfleti
BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndaloni menjëherë
Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës dhe u ka kërkuar palëve që të ulin menjëherë tensionet. Borrell dënon dhunën në Zvecan ku u përplasën protestuesit serbë me forcat e KFOR, teksa i cilëson aktet të papranueshme.

"BE-ja dënon dhunën tronditës në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ç’tensionojnë  situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut."- ka shkruar Borrell në Twitter. 

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se për shkak të situatës në veri të Kosovës janë aniluar aktivitetet e sotme në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”. Detaje të tjera nuk u dhanë.
Nga 21 maji, Kosova është bërë mikpritëse e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit. Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues. Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

josep borrell tensionet ne veri kosova serbia

Lini një Përgjigje