TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 08:50

Kaosi në veri të Kosovës, kryekomunari i ri kalon natën në zyrë; nis sërish grumbullimi i serbëve

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në veri të Kosovës, kryekomunari i ri kalon natën

Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i qytetarëve serbë, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.

Raportohet se dhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviçit, por edhe komunave tjera veriore. Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën.

Policia dhe KFOR-i kanë nisur pozicionet për të ruajtur sigurinë. Ditën e djeshme, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes  së misionit paqeruajtës për t’u largua nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Nga këto përplasje u plagosën 25 ushtarë të KFOR dhe dhjetëra protestues.

kaosi në veri të kosovës

Lini një Përgjigje